Sot, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit! JOQ ALBANIA e vetmja media e mbyllur pa asnjë vendim gjykate

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 03.05.2023, 15:50

3 Maji është dita kur bota ‘feston’ parimet themelore të lirisë së shtypit. Është një ditë për të vlerësuar lirinë e shtypit në mbarë botën, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së tyre dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në detyrë.

JOQ ALBANIA u shpall armik zyrtar i qeverisë së Rilindjes, në kohën e tërmetit, për shkak se ato ditë po qëndronte në krah të popullit dhe po prishte interesat e pushtetarëve në kohën që tërmeti tronditi shqiptarët dhe shumë familje mbetën pa një çati mbi kokë.

Më 28 Nëntor 2019 Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi, del në një deklaratë për shtyp dhe shpall në kërkim dy administratorët e JOQ ALBANIA me akuzën e publikimit të lajmeve të rreme, ndërkohë që JOQ kishte mbledhur më shumë se 100 mijë dollarë për familjet në nevojë.

Më 29 Nëntor 2019 – Mbyllet domain i JOQ ALBANIA

Pas mësymjes së policisë së shtetit në JOQ, herë me profile reale dhe herë me profile vajzash, siç ishte efektivja Landa me ‘account’ fake, AKEP urdhëron mbylljen e domainit. Kjo shënoi edhe luftën e hapur të Rilindjes ndaj një mediaje që po qëndronte bashkë me qytetarët që gjendeshin në vështirësi.

Gjithashtu, JOQ siguroi një dokument, që provon se shteti i ka kërkuar organeve ligjore sekuestrimin virtual të JOQ. Shteti shqiptar arriti deri në pikën kur në formë ligjore arriti të kërkonte sekuestrimin e faqes në Facebook dhe Instagram të JOQ Albania nëpërmjet krijuesit të Facebook Mark Zuckerberg.

Pas kësaj JOQ ALBANIA u përball me sulme të tjera. Reportet e blera dhe të komanduara nga patronazhistët sollën mbylljen dy herë të Facebook-ut dhe Instagramit. Politika u hodh në sulm të mbyllte zërin e qytetarëve, që kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre.

Së fundmi, JOQ-së, po tentohet t’i mbyllet zëri nga organizata që i shërbejnë qeverisë. Faktoje.al e Klodiana Kapos, është një nga këto organizata që me bekimin e Erion Veliajt dhe Soros po bën çmos për të dëmtuar të vërtetat që themi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit