AKEP bllokon domain-in e JOQ Albania pa vendim gjykate, me ligjin e “lojërave të fatit”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.12.2019, 00:12 | Read in english

Bastet dhe lojërat e fatit... dy aktivitetet e vetme shpëtimtare tek të cilat shqiptari mesatar përplasej me kokë gjatë një intervali ditor kur e kaplonte dëshira e madhe për të fituar ndonjë kacidhe duke i besuar fatit në mënyrë që të dilte nga skamja e thellë që e ka zhytur shteti.

Epo edhe kjo shpresë që i mbante gjallë, u shua nga shteti, e kështu me anë të një vendimi spontan të Ministrisë së Financave dhe drita e vetme në tentativë për të dalë nga varfëria, iu mor shqiptarëve e u bë monopol shtetëror.

Megjithatë, konceptet “baste dhe lojëra fati” për shtetin duket se paskan përkufizim teorik më të gjerë sesa aktiviteti që përkufizojnë këto terma dhe nuk do ishte çudi sikur të njoftohej azhurnimi i fjalorit të Gjuhës Shqipe me shtesa delirante dhe pasi të ndodhte kjo, ligji të mbyllte edhe subjekte të tjerë të ndryshëm në aktivitetin e tyre.

E kështu, duke i bërë gjërave një lidhje të thjeshtë, mund të argumentohet se arsyeja e vërtetë e padeklaruar në njoftimin zyrtar, qenka se AKEP vendosi të mbyllë domainin joqalbania.com (sipas asaj që i shfaq shqiptarëve kur tentojnë të hapin website-in tonë), pasi e shikonte si subjekt që ushtronte aktivitet kumari dhe i është referuar dhe ligjit.

Lojëra fati të cilës formë kjo nuk bëhet e qartë, por mbase në përkufizimin mendor të AKEP, ku lojë fati padyshim që do kenë konsideruar kumarin që i bëjnë qytetarët shtetit çdo ditë me denoncimet që bëjnë në faqen tonë, e kështu hidhen zarat për çdo Rilindas që i dalin të palarat. Kjo padyshim është lojë fati, të mendosh se kujt prej sojit mavi do i bjerë lapsi ditor...

E meqë qenka kjo arsyeja e bllokimit, atëherë po bëjmë një sy qorr po ju lëmë ta hapni të parët dorën e letrave, të prisni radhën tonë e të mësoni si luhet në një tavolinë pokeri kur të kuptoni se kujt “Dealeri”, që në këtë rast është populli, ia shpërndan “dorën” fitimtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit