Ditët e fundit JOQ Albania është vënë në një seri sulmesh në pamje të parë “të padukshme” nga publiku i gjerë, nëpërmjet organizatave të Sorosit për llogari të Lali Lekut. Njëra prej tyre është një organizatë e quajtur FAKTOJE, themeluar në 2018, me drejtoreshë ekzekutive Klodiana Kapo.
Sipas denoncimeve në media nga avokati Altin Goxhaj, kjo organizatë është krijuar me financime të organizatës “East-West Management Institute” (EWMI), mbështetur dhe krijuar nga Soros, e drejtuar nga Delina Fico. Kjo e fundit për momentin është bashkëshorte e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Sipas Goxhaj, FAKTOJE janë trajnuar nga Insituti Shqiptar i Medias i drejtuar nga Remzi Lani, organizatë e krijuar nga Soros në vitin 1994.
Në mënyrë të habitshme, dhe pa u njohur nga askush, organizata FAKTOJE ka të drejtë të përcaktojë nëse një lajm është apo jo i vërtetë. Problemi qëndron se nëse organizata në fjalë “gjykon” se lajmi është i pavërtetë, në sajë të marrëveshjeve të dyshimta me “International Fact-Checking Network”, penalizon rrjetet sociale të mediave apo portaleve.
E thënë thjesht, nëse kjo organizatë cilëson se disa artikuj të një media të caktuar janë “jo të vërteta”, faqja shkon deri në mbyllje. Pra sa më shumë artikuj të cilësuar nga FAKTOJE se janë “jo të vërteta”, aq më keq për faqen, e cila shkon drejt mbylljes.
Kjo është mënyra më e fundit që Lali Leku ka zgjedhur të godasë një ndër të paktët zëra kritikë, nëpërmjet patronazhistes së tij, Klodiana Kapo.
JOQ është gjendur ditët e fundit në një seri sulmesh nga FAKTOJE. Kjo organizatë ruan deri lajmet më periferike të publikuara nga ana jonë, për t’u kapur në lojëra fjalësh, kryesisht në lajmet nga bota, dhe për të etiketuar artikujt si “jo të vërtetë”.
Ndërkaq sipas akuzave në media nga avokati Altin Goxhaj, kjo organizatë nuk ka transparencë financiare në lidhje me fondet që merr.
Interesant është fakti se FAKTOJE prezanton si detyrë kryesore të saj “verifikimin e fakteve duke vlerësuar deklaratat e zyrtarëve publike dhe politikanëve” si dhe “përpiqet të rrisë transparencën për premtimet dhe pretendimet e bëra nga zyrtarët publikë apo subjektet private që përfitojnë nga fondet publike”.
Por për habi, në vend që të verifikojë deklaratat apo premtimet e Lali Lekut me shokë, kjo organizatë e drejtuar nga patronazhistja Klodiana Kapo, merret me kuriozitetet dhe lajmet nga bota të JOQ Albania për të kapur ndonjë fjalë “jo të saktë” dhe për të shpënë JOQ drejt mbylljes.
Duket se Lali Leku i ka vënë mision kësaj organizate që të mbyllë faqen tonë përpara zgjedhjeve të 14 majit, nëpërmjet disa metodave djallëzore që vetëm ai dhe pjesëtarët e komunitet LGBTQ+ të FAKTOJE i dinë.
Gjithsesi në vijim do të kemi fakte interesante për këto persona.