Frika më e madhe e pushtetit është forca që ka pushteti i katërt për të demaskuar propagandën e sëmurë të qeverisë në sytë e popullit.
Nëse do të bëjmë një retrospektivë të rreth tre vite më parë, pushteti në të gjitha format ushtroi një inkuizicion me të gjitha mjetet që posedonte për të shuar zërin e qytetarëve shqiptarë në artoparlantin e vetëm të pavarur të pushtetit të katërt.
POR ÇFARË NDODHI NË VITIN 2019?
Bëhet fjalë për periudhën e persekutimit të gazetarëve të JOQ Albania nga qeveria në kohën e tërmetit. Pas publikimit të disa skandaleve rresht, se si shteti përfitonte nga ndihmat e të varfërve dhe “prekja në plagë” për shkak të çjerrjes së propagandës Rilindase nga JOQ në çdo pixel ekrani ku populli shqiptar çonte telekomandën, qeveria vendosi si zgjidhje të shantazhonte gazetarët.
Nëse deri më tani format e përndjekjes së gazetarëve të JOQ ju janë dukur shkelje e të drejtave të njeriut e fjalës së lirë mediatike, nuk keni qenë në dijeni të një zemërate akoma edhe më të madhe të qeverisë Rama kundrejt JOQ.
HAKMARRJA E QEVERISË NDAJ JOQ DEL NË DRITË
Ditën e sotme, mundëm të siguronim disa dokumente që provojnë se shteti i ka kërkuar organeve ligjore sekuestrimin virtual të JOQ.
Shteti shqiptar arriti deri në pikën kur në formë ligjore arriti të kërkonte sekuestrimin e faqes në Facebook dhe Instagram të JOQ Albania nëpërmjet krijuesit të Facebook Mark Zuckerberg.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e JOQ Albania në Instagram dhe Facebook
Disave mund t’i duket i frikshëm angazhimi qeveritar për të mbyllur një media, kur qeverisë i “preken telat”. Kjo është situata faktike se me çfarë mënyrash tenton shteti të të “shuajë” nëse i del publikisht kundër dhe je i pashitshëm, si ndër ata që i ka futur në xhep prej kohësh.
Më sipër mund të shqyrtoni vendimin e marrë me kërkesë të Prokurorit të Tiranës Bajram Breçani ka vendosur “sekuestrimin e të dhënave kompjuterike” të redaksisë dhe i ka kërkuar zotëruesit të Facebook të ekzekutojë vendimin.
ERVIN KARANXHA
GJYKATA ZHVILLON GJYQIN PA QENË PREZENT PROKURORI
VENDIMI NUL, FIRMOS PROKURORI ERVIN KARANXHA
Ajo që bie në sy në vendimin e gjykatës është se prokurori që ka bërë kërkesën Bajram Breçani nuk ka qenë prezent në momentin e shqyrtimit të kërkesës.
Kërkesa bëhet me prezencë të palës kërkuese dhe në këtë rast gjykata ka zhvilluar një gjyq me një vendim i cili rezulton nul.
Drejtuesi i seksionit që ka firmosur në emër të Breçanit, mësohet se ka qenë prokurori Ervin Karanxha, i shkarkuar tashmë nga Vetting-u për mos-justifikimin e miliona lekëve.
Vendimi i marrë nga Artan Gjermeni, i larguar nga drejtësia, i njohur sot si ish-gjyqtari i 1001 skandale profesionale e personale.
ARTAN GJERMENI
Pra e thënë thjesht, shteti i kërkoi Mark Zuckerberg sekuestrimin e JOQ në mënyrë që media jonë në rrjetet sociale t’i kalonte nën administrim shtetit.
Me kërkesën e Prokurorisë Gjykata vendosi sekuestrimin e llogarive të JOQ Albania në rrjetet sociale