Qeveria Rama ka ndërmarrë një sulm për të shuar zërin e medias së lirë, të pashitur tek pushteti, JOQ Albania. Media online më e madhe në trojet shqipfolëse, me fuqinë e përhapjes së informacionit tek i madh e i vogël është parë që në krijim të saj si armiku kryesor i qeverisë.
Kjo është faktuar me sulme të vazhdueshme, e presione nga veglat e qeverisë e cila në thelb trembej nga pushteti i katërt, ai i përcjelljes së aferave qeveritare tek popullit. Qeveria shqiptare aktualisht në pushtet është e njohur jo vetëm në raportet ndërkombëtare për keqtrajtimin dhe përbuzjen e gazetarëve kritikë ndaj punëve të saj, morali dhe idealet e të cilëve prehen shumë larg atyre të shiturve në propagandën qeveritare, por edhe për shantazh e kërcënime ndaj këtyre të fundit.
Bërja publike e disa vjedhjeve galopante me Fondet Publike, përvetësimi për interesa personale në xhepat e tyre të taksave të popullit, preku në plagë qeverinë Rama e cila ndërmori masa ekstreme ndaj redaksisë së JOQ Albania.
Domaini i faqes, u mbyll nga AKEP pa vendin gjykate dhe gazetarët e medias investigative u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit. Në një periudhë kur tërmeti ka shkatërruar një pjesë të mirë të vendit, qeveria nuk mundi ta përballonte bërjen publike të vjedhjes së ndihmave të popullit, nga ana e vartësve të tyre.
Vendimi ishte i papritur dhe i pabazuar në ligj, e për këtë ka ardhur edhe reagimi i shumë organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias.