“Rrumi i fuqishëm, e kuptoi se po ndiqej”, i besuari i tij u porosit për rrëmbimin e Beqirajt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2022, 22:38

Pak ditë më parë, Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me motor me vëllain e tij Gentianin kur u mor peng. Pengmarrja e tij thuhet se është kryer për llogari të Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Rrumi.

Gjatë një emisioni televiziv, gazetarja Klodiana Lala tha se dy vëllezërit prej kohësh kishin vëzhguar lëvizjet e Rrumit.

Sipas saj, Rrumi e kishte kuptuar se po ndiqej nga dy vëllezerit, ndaj kishte urdhëruar një nga njerëzit e tij me te besuar, Agron Bejdolli për të kryer rrëmbimin.

Ata ishin duke udhëtuar me një motor, papritur një automjet i ka ndjekur, i ka goditur nga pas. Ata ishin një një fshat që quhet Kocas dhe që njihet një fshat i kontrolluar nga Aleksandër Laho, ose Rrumi.

Dihet që Rrumi është një personazh i fuqishëm në atë zonë. Që pas atentatit 1 nëntor 2019 kishte marrë masa shumë të rrepta ndaj jetës së tij.

Sipas versionit zyrtar të prokurorisë, dy vëllezërit Beqiraj kishin te paktën një javë që vëzhgonin ambientet ku qëndronte Laho. Mesa duket ai e ka kuptuar që vëllezërit ishin duke e vëzhguar. Në një moment, sipas prokurorisë ai ka urdhëruar njerëzit e tij të besuar, njëri prej tyre Agron Bejdolli, personazhi i cili e transportoi në spital në 2019.

Motoçikleta është goditur , njërin prej tyre e kanë marrë me forcë dhe e kanë futur në makinë, ndërkohë që vëllai tjetër ka mbetur i rrëzuar. Ai ka njoftuar policinë. Më pas është liruar nga personat, të cilët i kanë marrë edhe telefonin për të parë se me kë kishte komunikuar ai.

Në momentet kur ata janë shoqëruar dhe janë vënë para disa pikave kryesore që rrezikon të shkonin prapa hekurave ata kanë treguar. Ata kanë kërkuar garanci për familjet e tyre dhe më pas kanë treguar për ngjarjet, ku më e rënda është ajo e Don Boskos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit