Ky vit ka nisur me konflikte, ku dy komshinj janë konfliktuar pasditen e kësaj të mërkure në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë.
Sipas burimeve, 34-vjeçari Kristjan Thaçi ka sulmuar me mjete prerëse dhe sende të forta komshiun e tij dhe të birin e këtij të fundit, .
I riu është ankuar se babë e bir “po bënin shumë zhurmë në pallat”. Sherri ndodhi në katin e pestë të pallatit. 34-vjeçari Thaçi njihet si problematik në zonë.
Të plagosurit janë Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç. Ata janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.