Kishte ardhur për festa, kjo është 24-vjeçarja që u aksidentua për vdekje në Korçë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.01.2025, 13:53

Zoi Ksilla është 24-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Zëmblak të Devollit.

E reja, me dokumente greke, ishte duke udhëtuar si pasagjere në mjetin e drejtuar nga i riu Klaudio Kishta. Në rrethana ende të paqarta, ky i fundit është përplasur me një mjet të drejtuar nga Trifon Mehmeti.

Njëri prej automjeteve po udhëtonte nga Bilishti drejt Korçës, ndërsa tjetri nga Korça drejt Kapshticës.

Policia ditën e sotme ka arrestuar të dy shoferët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit