Greqi/ 23-vjeçari shqiptar tenton të përdhunojë 61-vjeçaren greke

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 02.01.2025, 14:09

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Selanik, i akuzuar për tentativë përdhunimi, dhunë dhe grabitje ndaj një gruaje 61-vjeçare greke. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e Vitit të Ri në zonën e Pylaias, pas një takimi mes të dyve.

Sipas hetimeve, i riu dyshohet se ka tentuar të detyrojë gruan në një akt seksual, duke përdorur kërcënime dhe dhunë fizike. Gjithashtu, ai akuzohet se ka goditur viktimën me një helmetë dhe një shishe, duke i marrë celularin.

61-vjeçarja është transportuar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa 23-vjeçari do të dalë përpara prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit