4 vëllezërit policë qëlluan me armë në Sarandë, motivi i sherrit mister

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.01.2025, 14:16

Alvaro, Kidi, Ergisi dhe Redi Sulejmani janë 4 vëllezërit policë që u përfshnë në sherrin masiv të ndodhur në Gjashtë të Sarandës.

Sherri me sende të forta, shkopa bejsbolli dhe armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës në një lokal të zonës dhe të përfshirë janë 12 persona.

JOQ ALBANIA ka mësuar se në lokal kanë qenë 4 vëllezërit policë dhe gjatē mbrëmjes, 3 makina kanë mbërritur para lokalit dhe kanë rrahur me sende të forta një person.

Duke ditur se lokali ka qenë i mbushur plot me familjarë e fëmijë, personat e përfshirë në sherr, bashkë me 4 policët janë larguar nga aty.

Më pas sherri ka vijuar diku tjetër dhe efektivët e policisë që kanë qenë jashtë detyrës kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të personave të përfshirë në sherr dhe 2 prej tyre janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shkaku i këtij sherri masiv mbetet ende mister. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se borxhi për një makinë me qira nuk është shkaku i vërtetë, pasi efektivët janë të përfshirë në pazare të tjera.

Në raportimin fillestar, policia nuk raportoi asnjë informacion për të shënat me armë nga ana e efektivëve, por detajet e zbuluara nga JOQ hedhin dritë mbi të vërtetën.

Dëshmi për JOQ:

Sherri ka nisur ne lokalin e qujtur oxhaku disa persona kan ardh me 3 makina kan bllokuar rrugen dhe kam mar 1 person na restoranti dhe e kan gjuajtur me shkop bejzbolli. kan nxjer dhe armen, ne kte moment restoranti ka qen plot dhe ka pas shum familjar

policia erdhi me von dhe ka qen ne dijeni per kte gje dhe nuk kan informuar sepse kta jan te mbrojtur nga vet policia. ne si familjar kemi qen te rezikuar. Edhe personat e tjere ne sherr kane lidhje me policine”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit