12 të vrarë e 4 të plagosur në Malin e Zi, autori i masakrës vret veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.01.2025, 13:19

Dy fëmijë janë në mesin e 12 personave të vrarë pasi një person i armatosur hapi zjarr pas një zënke në një lokal në Malin e Zi.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Saranoviç tha se të paktën katër persona u plagosën në sulmin në qytetin e Cetinjes. I dyshuari u identifikua si 45-vjeçari Aleksandar Martinovic.

Ministri tha se Martinovic vrau pronarin e lokalit, fëmijët e pronarit të lokalit dhe anëtarët e familjes së tij, përpara se të largohej dhe arratisej.

Policia dërgoi një njësi speciale për të kërkuar sulmuesin në qytet. Të gjitha rrugët brenda dhe jashtë qytetit u bllokuan ndërsa oficerët u mblodhën nëpër rrugë.

Ministri i Brendshëm tha më vonë se personi i armatosur kishte vdekur pasi kishte vrarë veten pranë shtëpisë së tij në Cetinje, e cila është rreth 18 milje në veriperëndim të kryeqytetit Podgoricë.

Saranoviç tha se Martinovic vdiq ndërsa po transportohej në spital.

Vanja Popoviç, kushërira e njërit prej atyre që vdiqën dhe e një personi tjetër të plagosur tha:

"Djali i tezes sime është në mesin e të vdekurve... jemi të gjithë të tronditur."

Komisioneri i policisë Lazar Scepanoviç tha se Martinovic ishte në bar gjatë gjithë ditës me të ftuar të tjerë kur ndodhi sherri Ai tha se i dyshuari më pas shkoi në shtëpi, mori një armë dhe hapi zjarr rreth orës 17:30. Shefi i policisë tha se ai vrau katër persona në lokal dhe më pas vazhdoi të qëllonte në tre vende të tjera.

I dyshuari besohet se është dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme dhe kishte apeluar dënimin e tij të fundit për armëmbajtje pa leje.

Mali i Zi, i cili ka një popullsi prej 620,000 banorësh, është i njohur për kulturën e armëve dhe shumë njerëz kanë armë.

Sulmi me armë të së mërkurës është sulmi i dytë masiv gjatë tre viteve të fundit në Cetinje, ish-kryeqyteti mbretëror i Malit të Zi.

Në gusht 2022, një person vrau gjithashtu 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë para se të qëllohej dhe vritej nga një kalimtar.

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie kombëtare, më 2,3 dhe 4 janar. Koncertet e organizuara me rastin e Vitit të ri në Podgoricë, Budva dhe Kotor u anuluan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit