Ushqimi dhe alkooli, 150 persona përfundojnë në spitalin e Lezhës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.01.2025, 14:01

Festimet në Lezhë kanë kaluar pa incidente të rënda, por me shumë qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore nga intoksikimi nga përdorimi i tepërt i alkoolit.

Në urgjencën e Lezhës në 24 orët e fundit 150 qytetarë kanë marrë ndihme mjekesore pas helmimit nga ushqimi por edhe alkooli.

Ndërkohë që edhe Urgjenca e Spitalit Rajonal të Kukësit po ndeshet me flukse të lartë pacientësh pasi nga mesnata e deri në orën 11:00 janë paraqitur për ndihmë mjekësore 39 qytetarë gjithsej.

Në rang vendi, 16 persona kanë përfunduar në spital nga dëmtimet e shkaktuara nga fishekzjarret, ndërsa një i mitur është plagosur nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit