Tragjedia në spitalin modular në Tetovë, prokuroria aktakuzë për tre persona fizik dhe një juridik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.07.2022, 19:38

Ndaj tre personave fizik dhe një personi juridik Prokuroria Themelore e Tetovës ka ngritur kallëzim penale për zjarrin që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

Sipas prokurorisë ish drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe udhëheqësi i modulares do të ndiqen për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, përkatësisht për mos vendosjen e aparateve kundër zjarrit, mjeku amë për mos veprim sipas rregullativave shëdetësore ndërsa Spitali i Tetovës do të ndiqet për dyja veprat.

Kujtojmë që raporti i krim-teknikës kishte vlerësuar që zjarri që mori jetën e 14 personave në spitalin modular të Tetovës ishte shkaktuar nga një lidhje e shkurtë e qarkut elektrik ku ishte i lidhur defibrilatori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit