Turizmi elitar në Tropojë, Zyra e informacionit për turistët një kosh mbeturinash

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2025, 12:30

Një qytetar i Tropojës ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen e mjerueshme të Zyrës së Informacionit të Turizmit në ketë qytet.

Ai thotë se pavarësisht promovimit e propagandimit të turizmit “elitar” nga Bashkia, kjo zyrë ka përfunduar në një gjendje të degraduar, ku mbeturinat janë të dukshme dhe kushtet janë larg atyre që priten për një destinacion turistik.

Ky raportim vë në dyshim efektivitetin e menaxhimit të burimeve dhe përpjekjeve për zhvillimin e turizmit në këtë zonë, duke krijuar një kontrast të theksuar mes fushatës promovuese dhe realitetit të zyrave të turizmit.

Por një gjë është e sigurtë se nëse një turist do t’i drejtohej kësaj zyre për informacion do trembej nga gjendja e saj dhe do kërkonte kthimin e menjëhershëm në vendin e tij.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje, Desha të bëj një raportim ne Bashkinë Tropojë Zyra e informacionit të turizmit shikojeni në çfarë gjendje është

Bashkia propagandon me të madhe turizmin ndërsa zyrën e turizmit e ka kthyer në kosh mbetjesh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit