MPB: Shoferi nga Gostivari në gjendje të dehur ka goditur një person në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2025, 12:19

Një shofer nga Gostivari është arrestuar gjatë ditë së djeshme pasi i njëjti ka goditur me veturë një person në qytetin e Shkupit.

Është konstatuar se shoferi në momentin e aksidentit ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.

“Më 02.03.2025 rreth orës 00.15 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, është denoncuar se në rrugën “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, me ngasës N.N.(48) nga Gostivar ka goditur B.L.(25) nga Manastiri. Me autoambulancë B.L. është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. N.N. është testuar për alkool dhe është konfirmuar se veturën e ka ngasur nën ndikimin e 1.35 promilë alkool pas çfarë, me urdhër të prokurorit publik është arrestuar dhe vetura “Mercedes” është marrë për procedurë të mëtejme”, thuhet në raportin e MPB-së.

Pas dokumentimit të rastit, Sektori i Punëve të Brendshme Shkup do të parashtrojë kallëzim përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit