Edi Rama ka qenë sot në mbikëqyrjen e çmimeve në supermarkete dhe furra buke. Ai shoqërohej nga ministrja e Financës, Delina Ibrahimaj, e cila siç është shprehur disa ditë më parë, një shqiptar që merr 140 EURO në muaj nuk quhet i varfër.
Në bisedën me shitësen e furrës së bukës, Rama tha se rritjet e çmimit janë thjesht psikologjike, pasi njerëzit janë në stres.
Këtë deklaratë, Rama e lëshoi, teksa kishte të veshur ‘një pelerinë’ që dyshohet se është më shumë se 6 rroga mesatare në Shqipëri.
Siç shihet edhe nga kërkimet që kanë bërë qytetarët, Rama mban të veshur “një pelerinë” që kushton mbi 3 mijë dollarë. Ndoshta kjo nuk është shumë e shtrenjtë për një kryeministër që që 30 mijë lekë i duken mjaftueshëm për ushqim në muaj, por për popullin e thjeshtë, është më shumë se psikologjike.