Përleshje e dhunshme midis katër të rinjve shqiptarë në Itali, e pësojnë keq

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.03.2025, 20:33

Katër të rinj shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u përfshinë në një përleshje të dhunshme në Piazza Castello, Casale Monferrato.

Ngjarja dy ditë më parë, të premten, rreth orës 18:00, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje ndërhynë karabinierët, të cilët arritën të ndalonin përshkallëzimin e konfliktit dhe bënë të mundur arrestimin e shqiptarëve të përfshirë.

Përleshja ndodhi në praninë e shumë kalimtarëve, ndërsa në operacion morën pjesë edhe forca të tjera të rendit.

Sot në mëngjes, gjykata e Vercellit konfirmoi arrestimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit