Furgoni përplaset me “Benzin” në aksin Elbasan-Peqin, ndërrojnë jetë nënë e bir

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2025, 09:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Paulesh.

Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari A. B. është përplasur me një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin Klodian Shahinin. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi Klodian Shahini dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja Fatbardha Shahini., 55 vjeçe, e cila ishte nëna e tij.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe katër pasagjerë që udhëtonin me furgon. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit