Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Besnik Asllani, po përballet me një sfidë të madhe sepse pas një periudhe të gjatë trajtimesh të rënda për Leuceminë Akute Myeloblastike, gjendja e tij është përkeqësuar.
Familjarët thonë se e vetmja mundësi për të shpëtuar jetën e tij është një transplant i palcës së eshtrave, i cili do të kryhet në Turqi.
Por ky trajtim ka një kosto të madhe, një shumë që është e pamundur për familjen ta mbulojë vetë. Prandaj, ata kërkojnë mbështetje nga miqtë, të afërmit dhe të gjithë ata që mund të kontribuojnë për të ndihmuar Besnikun të fitojë këtë betejë për jetën.
Ata thonë se çdo kontribut, i vogël ose i madh, është një hap më afër shpëtimit të tij.
Për ata që duan të ndihmojnë, mund të kontribuoni në llogaritë e mëposhtme:
Në GOFUNDME
Teb Bank ShA Kosovo
IBAN:
XK052011000253291096
SWIFT CODE: TEBKXKPR
NLB Bank Kosovo
IBAN: XK051708010400249169
SWIFT CODE: NLPRXKPR
Durim Asllani