Fatbardha dhe djali i saj Klodiani, mbetën viktima të aksidentit në aksin rrugor Elbasan-Peqin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.03.2025, 19:05

Fatbardha Shahini, 55 vjeçe, dhe djali i saj, Klodian Shahini, humbën jetën në orët e para të ditës së sotme, në një aksident tragjik të ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh. Ata po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz” kur u përplasën nga një fugon që drejtohej nga 44-vjeçari Anesti Bufi.

Përplasja ishte shumë e fuqishme dhe ka shkaktuar shkatërrimin e plotë të automjetit, ku nënë e bir mbetën të bllokuar brenda dhe humbën jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti ka lënë të plagosur drejtuesin e fugonit dhe katër pasagjerë, të cilët u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ky ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka sjellë dhimbje të thella për familjarët e viktimave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit