Mirditë/ 15-vjeçari kapet me kallashnikov, granata e municion luftarak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2025, 09:41

Një 15-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë, pasi u kap duke transportuar armë dhe municion luftarak.

15-vjeçari me iniciale E.S, banues në Burrel, u kap teksa po transportonte 3 granata, 1 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak, në afërsi të fshatit Fang.

Pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar granatat dhe armën e gjetur.

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për të zbardhur qëllimin e transportimit të këtyre sendeve nga ana e 15-vjeçarit dhe për të identifikuar shtetasit e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit