Një studim shkencor ka zbuluar se ekziston një shans që përbërjet e kanabisit mund të jenë të dobishme në luftën kundër Covid-19. Studiuesit zbuluan se kanabisi mund të jetë në gjendje të bllokojë hyrjen e virusit në qeliza dhe të parandalojë infektimin nga virusi.
Studimi u botua këtë të hënë në Journal of Natural Products dhe tregoi se dy acide kanabinoide, acidi kanabigerolik dhe acidi kanabidinolik mund të lidhen me proteinën e virusit SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19.
Kjo do të thotë se njerëzit që konsumojnë kanabis mund të kenë mbrojtje nga infeksioni, sepse virusi nuk mund të hyjë në qeliza, raporton LadBible.