Një tjetër paradoks politik në Elbasan: Drejtori i PS, votues në Primaret e PD-së

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.02.2025, 12:38

Çuditë politike në vendin tonë nuk kanë të ndalur. Një zhvillim i fundit vjen nga Elbasani, ku drejtori aktual i Postës, Astrit Balliu, figuron si votues në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të Primareve.

Sipas listave të publikuara, Balliu është ndër emrat që më 1 mars do të kenë mundësinë të votojnë për të preferuarit e tyre në Primaret e Elbasanit. Kjo ka ngjallur reagime, pasi ai mban një post drejtues të emëruar nga Partia Socialiste, ndërsa duket se ruan një lidhje të fortë edhe me Partinë Demokratike.

A kemi të bëjmë me një lojë politike me dy porta? Kjo mbetet për t’u parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit