Qentë endacakë ‘komandojnë’ rrugët e Durrësit, qytetarët të bllokuar e frikësuar

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 28.02.2025, 12:37

Qytetarë të shqetësuar nga Durrësi sollën sot probemin eqenve endacakë që sillen kërcënueshëm në zonën e populluar të plazhit.

Tufa e qenve e mbledhur herët në mëngjes shihet që nuk trembet as nga banorët dhe as nga automjetet, por komandon rrugën e zonës turistike duke lehur kërcënueshëm.

Vendasit dëshmojnë se kjo situatë është neglizhuar nga bashkia dhe është kthyer në një problem për ta e gjithashtu redukton tërheqjen turistike të bregdetit.

Ata sugjerojnë që autoritetet të krijojnë një strehë për kafshët ku të vendosen qentë e rrugës, që ata të mos sillen mes banesave dhe të kthehen në pengesë e rrezik për komunitetin.

Raportimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, i bëjmë thirrje kryetares se bashkisë për kto qentë e rrugës se po tmerrojn njerëzit, nuk del dot në rrugë se janë bere Zot të vendit, ata të mos vjedhim me tendera por të bëjnë një shtpi per qentë e rrugës, ti mbledhin se po tmerrojn njerzit, pastaj presim dhe te vijnë turiste ne!”

“Kemi frike me dal nrrug, ne mengjes heret jan akoma me shum agresiv, ju lutem beni nai post te reagojn sepse eshte ber shum problem ne plazh Durres.”

“Kjo eshte vetem nje pjese nga ana rrugës, te dalesh tek ajo lungomarja ktu ne plazh Durres qe gjoja e kan rregullu, aty ka akoma me shum, nje turist polak e kafshuan.

“Per ne qe jetojm ne ate zone eshte bere shum e rrezikshme kjo pjese nuk zbret dot te maresh urbanin ose te shkosh ne dyqan, kemi frike se te sulen papritmas”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit