Bullgaria do të përfundojë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur prej pandemisë, ditën e nesërme. Megjithatë, disa prej kufizimeve do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi. Qeveria mund të rivendosë sërish vendin në gjendje të jashtëzakonshme, në bazë të ecurisë së pandemisë.
Sipas projekt-ligjit të ri të miratuar nga ligjvënësit, ministri i shëndetësisë do të jetë në gjendje të vendosë personat e infektuar nën karantinë dhe të caktojë dënime për ata që nuk zbatojnë rregullat. Qeveria do të rihapë gradualisht kinematë, muzetë dhe vendet e tjera të argëtimit. Por, të gjitha aktivitetet do të zbatojnë rreptësisht distancimin social.
Ndërkaq, baret, restorantet dhe hotelet e vogla të cilat kanë mjaftueshëm ambjent të hapur, janë lëjuar të rihapen. Bullgaria deri tani ka konfirmuar 2.023 raste dhe 94 viktima. Zyrtarët po përpiqen të shpëtojnë edhe sektorin e turizmit, duke i kërkuar bizneseve të ulin tarifat për pushuesit. Në këtë mënyrë do të mundet të tërheqin më tepër turistë, të cilëve do u lejohet të udhëtojnë drejt Bullgarisë me fluturime çarter.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania