INSTAT shpërdoron 93 milionë për Gentjan Likajn e COMMUNICATION PROGRESS

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.03.2025, 21:38

Instituti i Statistikave (INSTAT), i drejtuar nga Elsa Dhuli, ka shpallur fituesin e një tenderi të dyshimtë për mirëmbajtjen dhe rinovimin e licencave Microsoft, me një vlerë prej 93 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Fituesi i tenderit është kompania COMMUNICATION PROGRESS, në pronësi të Gentjan Likajt dhe Enkeleid Zoraqit.

Pavarësisht konkurrencës së pretenduar me katër kompani pjesëmarrëse, ka ndodhur një fenomen i zakonshëm në prokurimet publike shqiptare: ka fituar oferta më e shtrenjtë, duke shpërfillur ato më të ulëtat. Madje, një nga kompanitë pjesëmarrëse nuk ka dorëzuar asnjë ofertë financiare, duke ngritur dyshime se ka marrë pjesë vetëm sa për të plotësuar kriterin e konkurrencës formale.

Vlera e tenderit u shpall 7,827,000 lekë të reja pa TVSH (rreth 93 milionë lekë të vjetra me TVSH), ndërsa fondi limit i vendosur nga INSTAT ishte 8,999,733 lekë të reja pa TVSH (rreth 108 milionë lekë të vjetra me TVSH). Kjo do të thotë se oferta fituese është 87% e fondit limit, një përqindje që shpesh është tregues i një gare të paracaktuar.

Përse u shpërfillën ofertat më të ulëta? Përse një kompani hyri në garë, por nuk dorëzoi asnjë ofertë? Këto janë disa nga pyetjet që lindin natyrshëm dhe që kërkojnë përgjigje nga institucionet përgjegjëse. Për momentin, duket se skema e zakonshme e tenderave me fitues të paracaktuar vazhdon të funksionojë pa asnjë pengesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit