Makina përplas për vdekje këmbësorin në Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.03.2025, 21:02

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në aksin rrugor Kullë-Manëz.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik ndërsa viktima është identifikuar si 65-vjeçari Seladin Aliaj.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, viktima ishte shurdhmemec.

Drejtuesi i mjetit tip Opel Corsa është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit