Qeveria “lan duart” dhe jep bonusin e pranverës për pensionistët

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.03.2025, 20:59

“Unë jam gjallë!” Kjo është fraza që shumë pensionistë kanë thënë në bankat e nivelit të dytë dhe në degët e Postës Shqiptare për të marrë pensionin dhe bonusin e pranverës.

Shuma është e qartë: pesë mijë lekë për ata që kanë pension mbi 20 mijë lekë të reja dhe 10 mijë lekë për ata me pension më të vogël. Ndërsa zyrtarët festojnë bujarinë e tyre, pensionistët tregojnë se ku do ta shpenzojnë “bonusin e majmë”: për ilaçe.

Në ditën e dytë të shpërndarjes së bonusit, radhët ishin të shkurtra, ndoshta sepse shumica e pensionistëve e dinë që kanë kohë deri në shtator për ta marrë, ose sepse u është bërë lëkura shollë nga “dhuratat e majme” që vijnë në prag zgjedhjesh dhe harrohen sapo mbyllen kutitë e votimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit