Policia spanjolle ka kryer një operacion të madh antidrogë në disa qytete të Katalonjës, duke shënjestruar një organizatë kriminale me origjinë shqiptare, e dyshuar për trafikun e marihuanës.
Kontrollet u zhvilluan në disa magazina, apartamente dhe depo, ndërsa u përdorën forcat speciale dhe dronët për mbështetje ajrore.
Deri tani, janë arrestuar disa persona, të gjithë shqiptarë, dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.
Ky operacion vjen në një kohë kur bandat e drogës po bëhen gjithnjë e më të dhunshme në Spanjë, me përplasje të armatosura mes grupeve rivale.