Palestinezja në Tiranë u vra nga babai i saj, pas krimit ai u largua në Liban

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.03.2025, 11:54

Grupi hetimor i vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan në një apartament në Tiranë, ka konfirmuar sot se autori i dyshuar i vrasjes Fadi Alwan, është babai i saj biologjik, duke rrëzuar dyshimet paraprake se ishin çift partnerësh.

Zyrtarizimi ka ardhur pas një komunikimi me Interpol, nga të cilët pritet një kthim-përgjigje të plotë për gjurmimin e familjarëve dhe të dhënave të tjera që do i shërbejnë hetimit.

Babai i 24-vjeçares, Fadi Alwan, mësohet se është larguar në drejtim të Libanit dhe përmes Interpol po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nga vëzhgimet në aeroport rezulton se gjatë gjithë kohës vajza 24-vjeçare nuk ka folur me asnjë njeri, por vetëm me Alwan.

E reja u gjet e vdekur më 27 shkurt nga pronari i banesës që i kishte dhënë dhomën me qira në katin e tretë të një godine pranë njësisë numër 10, në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit