Ç’po ndodh në Skrapar? Qytetari: Tre të çmendur po qëllojnë policinë me kallash, pritet ndërhyrja e FNSH-së

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2020, 21:59

Një ngjarje e pazakontë raportohet se po ndodh në këto momente në qytetin e Çorovodës.

Burime për JOQ Albania raportojnë se disa persona dyshohet se kanë hapur zjarr ndaj forcave të policisë së qytetit.

Një dëshmitar nga vendngjarja shprehet në vendin e ngjarjes kanë ardhur përforcime nga Policia e Beratit, ndërsa personat nuk pranojnë të dorëzohen duke kërcënuan policinë nga ambientet e brendshme të shtëpisë së tyre.

Qytetari thotë se në vendin e ngjarjes sapo kanë mbërritur drejtori i policisë së Beratit dhe Forcat Shqiponja, të cilat po përpiqen të negocionojnë me agresorët.

Ai shprehet për JOQ:

Pershendetje JOQ! Ne skrapar dy tre te cmendur po qellojn policin me kallash po ndoth tani. Po presin policin operacionale te beratit Sa erdhi drejtori beratit. Drejtori policis beratit. Eshte duke qelluar policin me kallash nuk dorzohet. Jan dy me te meta mendore dhe qellojn brenda shpis tyre me kallash ka disa ore policia ktu. Tani erdhi drejtori policis beratit me fnsh dhe shqiponjat po negociojne. Nuk afrohemi dot, Sna lene. Po besoj do dorzohen. Jane duke pritur Renean.

Qytetari ka dërguar edhe një video ku shihet një furgon dhe një automjet policie që po shkojnë drejt vendngjarjes.

Ndërkohë kjo ngjarje e cila është në zhvillim e sipër është raportuar edhe nga mediat lokale.

"Çorovoda Online" shkruan se ka raportime se në orën 20:15 të kësaj mbrëmje, një burim jozyrtar citon se në një pallat pranë lagjes 5 shtatori, janë konfliktuar së paku 3 persona.

Gjatë konfliktit fillimisht me zëra dhe tone të ngritura është raportuar edhe demostrimi i një arme nga një prej 2 meshkujve në konflikt.

Portali lokal raporton se ka sinjalizime se shtetasit në fjalë qëllojnë në ajër, ndërkohë që vendi është rrethuar nga forcat policore të specializuara. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja po ndodh në banesën e shtetasve të sipërpërmendur. Në vendin e ngjarjes ndodhet dhe ambulanca.

Sipas informacioneve më të fundit, pritet ndërhyrja në apartamentin ku ndodhen këta shtetas, të cilët herë pas here tentojnë të qëllojnë nga ballkoni i një apartamenti.

Vlen të theksohet se ende nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit