I bujshëm ishte arrestimi nga dhoma e një hoteli, mes çarçafëve i zhveshur i reperit Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën e artit si Stresi.
Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Arrestimi i tij u komentua nga familjarë e të afërm të tij si politik, ndërsa është përfolur shumë edhe lidhja e tij me Kejsi Buzhanin.
Kujtojmë se ai shoqërohej në dhomë edhe nga një 20-vjeçare, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur.
Reperi hoqi dorë nga ankimimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe deklaroi se nuk besonte tek drejtësia.
Gjykata kishte lënë masën “arrest me burg” për “armëmbajtje pa leje” dhe ky vendim do të ankimohej ditën e djeshme, por seanca u anulua nga avokati i tij Marash Ibraj i cili dha shumë pak detaje.
Stresi ishte implikuar në disa përgjime të Prokurorisë, ku i kishte kërkuar ndihmë një prej anëtarëve të grupit Bajri, megjithëse mbi të nuk është ngritur akuza si “pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal”.
Sali Lushaj, babai i reperit ka shpjeguar në një postim, se kishin hequr dorë nga vendimi për të ankimuar masën e sigurisë, pasi sipas tij, gjyqtarja e cila ishte zgjedhur me short ishte militante e majtë.
Ai shkruan në Facebook: