Socialisti Lad Kosta ka privatizuar terminalin lindor: “Sky Taxi” bën ligjin në fundjavë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.04.2025, 10:16

Terminali lindor i autobusëve, i cili ndodhet në Sauk, përveç funksionit kryesor ofron edhe shërbime të tjera.

Një klub nate është brenda territorit të terminalit dhe në fundjavë turmat e të rinjve “gumëzhijnë” terminalin, parkimin dhe gjithë zonën.

Shumë prej tyre lëvizin me makina personale, ndërsa të tjerë kanë nevojë për shërbimin e taksive, që kohët e fundit po përballen me një problem serioz.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se gjatë fundjavës që klubi është i hapur, terminali dhe parkimi privatizohen nga rrjeti i taksive “Sky Taxi” në pronësi të ish-deputetit socialist Vladimir Kosta, pronar gjithashtu i “Sky Tower”.

Taksistë thonë se trau i terminalit hapet vetëm për taksitë e Kostës dhe rrjedhimisht e gjithë klientela u shkon atyre.

Sipas tyre kjo skemë është e padrejtë pasi gjatë ditës që ka më pak fluks lejohen të futen në terminal, ndërsa në fundjavë që klubi është i hapur s’lejohen as të afrohen deri te trau.

Ata kërkojnë masa të menjëhershme pasi klientët i telefonojnë për t’u larguar nga klubi, por duke qenë se taksitë e tyrenuk futen dot në terminal detyrohen të marrin Sky Taxi me tarifa të kripura edhe për distanca shumë të shkurta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit