JOQ Albania ka siguruar të tjera informacione ekskluzive lidhur me sherrin e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë zyrës së Kadastrës në Lezhë, ku disa persona u përfshinë në një konflikt të dhunshëm fizik.
Policia e Lezhës ka arrestuar deri më tani dy persona. Fatjon Gjini, 34 vjeç, akuzohet për disa vepra penale: “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Deklaratë e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”.
Në pranga ka përfunduar edhe Ervin Nika, i cili akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishje të qetësisë publike”.
Sipas burimeve nga Policia, në konflikt janë përfshirë edhe Redjan Margjoni, 20 vjeç i cili shihet në video duke u dhunuar në rrugë, Kevin Ndoka, po 20 vjeç, së bashku me dy adoleshentë: A. Dodaj (15 vjeç) dhe A. Mashi (17 vjeç). Të katërt janë shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim dhe “Prishje e qetësisë publike”.
Një përleshje e dhunshme mes disa të rinjve ka ndodhur pak para mesditës së sotme në qytetin e Lezhës.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 11, 2025
Sipas informacioneve të siguruara nga JOQ Albania, ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Kadastrës. Disa të rinj janë parë teksa hyjnë në një lokal të zonës, ku më pas… pic.twitter.com/EQlrOS7dEE
Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë momentin e dhunimit brutal të Redjanit, ndërsa në një tjetër video të re, pretendohet se në ngjarje është përfshirë edhe nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Aleko Ndoka, vëllai i Kevin Ndoka që është shpallur në kërkim.
Pamjet e siguruara nga JOQ tregojnë momentin e dhunimit brutal të Redjanit, ndërsa në një tjetër video të re, pretendohet se në ngjarje është përfshirë edhe nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Aleko Ndoka, vëllai i Kevin Ndoka që është shpallur në kërkim. pic.twitter.com/lUNzkLKrKc
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 12, 2025
Ai dyshohet të jetë personi pranë derës së pasme të automjetit tip “Golf”, me të cilin lëvizte dhe Redjan Margjoni. Në një moment tensioni, ndërsa të rinjtë fillojnë të largohen, Aleko Ndoka shihet duke hipur në automjet dhe, sipas pamjeve, në dorën e tij duket sikur mban një armë të drejtuar drejt turmës.
Më tej, një tjetër video nga një kënd tjetër tregon momentin kur automjeti largohet me shpejtësi nga vendngjarja dhe përplas me forcë Fatjon Gjinin, i cili aktualisht ndodhet në spital me fraktura të shumta në trup.
Më tej, një tjetër video nga një kënd tjetër tregon momentin kur automjeti largohet me shpejtësi nga vendngjarja dhe përplas me forcë Fatjon Gjinin, i cili aktualisht ndodhet në spital me fraktura të shumta në trup. pic.twitter.com/z0Pal99IBY
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 12, 2025
Qytetarët që i njohin nga afër të rinjtë ngrenë pretendime se nipat e ish-deputetit Arben Ndoka lëvizin të lirshëm në qytetin e Lezhës, pavarësisht se janë problematikë.
“Aleko e ka vëllain e shpallur në kërkim për vrasje të mbetur ntentati. Ka dhe axhën ish-deputet Arben Ndoka i shpallur nkerkim nga spaku. Lëvizin lirshëm si kap policia. Pjerin ndreu i ben gjith kto broçkulla. Aleko eshte brenda ne makine golf qe shtyp fatjon gjinin. Vec ju lutem anonim këto biseda. Janë gjith kërkim si rrac kto dalin gjith lirshëm nga pjerin ndreu”, shkruan një dëshmitar.