I plagosur dhe në gjendje të rëndë, kush është Eljon Hato që porositi vrasjen e mjekut nga burgu

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 05.10.2018, 13:01

Ngjarja që tronditi mbrëmë Tiranën mbetet ende një mister për vetë faktin që thuajse çdo minutë del ndonjë detaj i ri rreth saj.

Në konfliktin e armatosur, ku një person mbeti i vrarë dhe disa syresh të plagosur, janë përfshirë edhe emra si Ervis Martinaj apo Ervin Mata.

I pari, Martinaj, biznesmen që zotëron pikat e basteve në kryeqytet, e gjithashtu emër i njohur për disa konflikte të mëparshme. Ndërsa i dyti, Mata, është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe po ashtu biznesmen i fuqishëm në vend.

Por kush është Eljon Hato, 28-vjeçari i plagosur nga ky sherr dhe që ndodhet në gjendje kritike për jetën?

Eljon Hato është nga Shkodra, ka qenë i burgosur në Lezhë pasi mbi të rëndonte akuza e vrasjes, një ngjarje e ndodhur në vitin 2014.

Gjithashtu në vitin 2015 Hato ka porositur nga burgu vrasjen mjekut Agron Terolli, por që asokohe mjeku i shpëtoi mrekullisht atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Njoftimi i vitit 2015 nga mediat për këtë ngjarje:

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjetër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës.

I paguar nga Hato për ekzekutimin e mjekut Terolli ka qenë Osman Mulja, i cili edhe u arrestua.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit