Aksioni anti-drogë në rajonin e Prishtinës, policia publikon fotot e drogës së sekuestruar në vlerë prej përreth 400 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2025, 08:45

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, ka realizuar me sukses një operacion policor kundër drogës në rajonin e Prishtinës.

Operacioni u zhvillua më 22.04.2025 rreth orës 15:00, dhe pati si rezultat arrestimin e disa të dyshuarve për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në Prishtinë u arrestuan tre persona dhe u kap 2,6 kilogramë kokainë në vlerë prej përreth 200 mijë euro.

“Po ashtu, gjatë operacionit, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë tentuar të largohen me veturën e tyre. Gjatë kontrollit u është gjetur një armë dhe është konstatuar se automjeti i tyre ishte me dokumentacion të falsifikuar. Personat në fjalë nuk kanë ndërlidhje me rastin kryesor, andaj janë proceduar nga patrulla policore e Stacionit Jugu – Prishtinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Policia tutje bën të ditur se operacioni është zgjeruar edhe në Fushë Kosovë, ku në banesën e njërit të dyshuar janë gjetur edhe 2,3 kilogramë kokainë në vlerë prej përreth 180 mijë euro.

“Të gjithë të dyshuarve kryesor iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet janë duke vazhduar nga DHTN – Sektori Qendror në koordinim me organet e drejtësisë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit