Spitali i Elbasanit në errësirë totale: Gjeneratorët s’punojnë, pacientët rrezikojnë jetën!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2025, 22:56

Një situatë e papranueshme dhe alarmante është denoncuar nga qytetarë të ndryshëm në redaksinë e JOQ Albania: spitali i Elbasanit është zhytur në errësirë totale për të dytën natë radhazi, ndërsa gjeneratorët, të vetmet pajisje që duhet të garantonin funksionimin në raste emergjente, nuk punojnë.

Pamjet e dërguara tregojnë qartë ambientet e spitalit pa asnjë ndriçim, ndërsa në sfond dëgjohet një qytetare që shpreh shqetësimin se gjyshi i saj është shtruar për një ndërhyrje kirurgjikale urgjente për apandesit. Ajo e përshkruan situatën si “shumë skandaloze” dhe të rrezikshme për jetën e pacientëve.

“Është nata e dytë që fiket drita në spitalin e Elbasanit. Errësirë totale! Imagjino dikush në sallë operimi apo në urgjencë, çfarë ndodh? Këtu nuk ndodh as në vendet më të varfra të botës,” shprehet një nga denoncuesit.

“Kam gjyshin në reanimacion dhe prej një ore janë fikur dritat. As gjeneratorët nuk punojnë. Gjyshi jeton vetëm falë aparaturave dhe ato janë jashtë funksioni. Mjekët po japin oksigjen me mënyra primitive. Është tmerr! Çfarë po heqim këtu nuk ka emër,” thotë një tjetër qytetare.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në këtë spital. Sipas qytetarëve, edhe një natë më parë ndodhi e njëjta gjë, duke rritur shqetësimin për sigurinë e pacientëve dhe dështimin total të sistemit shëndetësor në menaxhimin e rasteve emergjente.

Nëse një pacient humb jetën për shkak të këtyre kushteve, kush do të mbajë përgjegjësi?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit