Në një kohë kur shumë njerëz përballen me vështirësi shëndetësore dhe ekonomike, një qytetar nga Tirana ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm human që meriton çdo vlerësim.
Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, qytetari shprehet se dëshiron të dhurojë një dyshek me ajër kundër plagëve të qëndrimit të gjatë në shtrat, i cili ka qenë në përdorim nga nëna e tij, e cila tashmë nuk jeton më.
“Ishte i nënës sime, por ajo ndërroi jetë. Dua që ta marrë dikush që ka realisht nevojë për të,” shkruan ai.
Ky dyshek është shumë i rëndësishëm për pacientët që qëndrojnë të shtrirë për periudha të gjata, në shtëpi apo në spital, duke parandaluar plagët e rënda që krijohen nga presioni i trupit në një pikë të vetme.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Doja të dhuroja një dyshek me ajër kundër plagëve. Ishte i nënës sime, por tashmë ndërroi jetë dhe dua që ta marrë dikush që ka vërtet nevojë për të. Është për personat e sëmurë në regjim shtrati, qoftë në spital ose në shtëpi. Faleminderit!