"Bomberi i famshëm", Didier Drogba nuk ka ndër mend t'i varë këpucët në gozhdë edhe pse shumë shpejt mbush të dyzetat.
Ish- sulmuesi legjendar i Chelseat ka firmosur për klubin amerikan të Feniks Rajzing, i cili militon në kategorinë e dytë në SHBA.
Megjithatë 39 vjeçari nuk do të jetë thjesht një sulmues te ekipi i ri.
Ai do të luajë një rol në zhvillimin e klubit edhe jashtë fushe, duke marrë një post drejtuesi ekzekutiv dhe blerë një pjesë të paketës së aksioneve të klubit, të cilin ka synimin për ta ngjitur në MLS.