Dëmtohet Rei Manaj, largohet nga fusha me ambulancë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2025, 13:21

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së sotme mes Sivasspor dhe Göztepe.

Në minutën e 9-të të sfidës, ai u përplas kokë më kokë me mbrojtësin kundërshtar të Göztepe, duke shkaktuar një ndërhyrje të menjëhershme nga stafi mjekësor. Pas incidentit, Manaj u largua pa ndjenja nga fusha me ambulancë.

Manaj u zëvendësua nga Simiç, dhe ndeshja aktualisht është me rezultatin 2-1 për ekipin e tij.

Sivasspor ka njoftuar se Manaj është më mirë tani dhe është i vetëdijshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit