Futbollisti 32-vjeçar i Juventusit vdes nga kanceri në mushkëri

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 01.03.2025, 16:53

Futbollisti spanjoll Nico Hidalgo ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, pas diagnozës së kancerit në mushkëri dy vjet më parë.

"Me largimin e Nico-s departure, kemi humbur një futbollist të shkëlqyer që do të duhet gjithmonë nga shokët e skuadrës, trajnerët dhe tifozët”, shkruante në një deklaratë ish-klubi i të ndjerit Granada.

Në vitin 2014, mesfushori spanjoll Hidalgo kaloi te Juventusi, por edhe pse qëndroi 3 vite në Torino shumicën e lojës e kreu në huazime te klubet spanjolle si Granada e Cadizin.

Diagnoza e kancerit në të riun e stërvitur, shokoi familjarët dhe miqtë e tij, por fatkeqësisht i bashkohet shumë sëmundjeve të papritura që kanë marrë jetë njerëzish, të njohur e të panjohur 3-4 viet e fundit.

Hidalgo hoqi dorë nga futbolli 2 vite më parë, për shkak të problemeve shëndetësore, që i bënë të pamundur vijimin e karrierës.

Fillimet e veta i ndjeri i pati me ekipin lokal Motril CF, përpara se të transferohej në Granada në vitin 2012 dhe të përfundonte karrierën te Racing Santander dhe Extremadura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit