Petkoviq i regon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin joserb, atë e futi Kurti në Parlament

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2025, 22:07

Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca se Lëvizja Vetëvendosje do që ta formojë qeverinë e re të vendit vetëm me pakicat joserbe.

Petkoviq tha se Konjufca me “të drejtë” e cilësoi Rashiqin si “joserb”.

“Glauk Konjufca thotë se qeveria e dytë e Kurtit u formua me “pakicat joserbe” dhe se ky është sërish synimi i Kurtit”, shkroi Petkoviq në X.

“Për herë të parë, Konjufca ka të drejtë, pasi e ka cilësuar Rashiqin si përfaqësues joserb. Kurti e dinte mirë se çfarë po bënte kur, me votat e shqiptarëve, e futi Rashiqin me mashtrim në parlament!”, shtoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit