Një tjetër skenë absurde nga rrugët shqiptare ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetar ka filmuar momentin kur një drejtues mjeti, duke kryer parakalime të rrezikshme në aksin drejt Kamzës, ka përfunduar jashtë rruge, pikërisht në kanal.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:15, ndërsa qytetari që dërgoi pamjet tregon se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ai shprehet se ndaluan për ta ndihmuar dhe për t’i bërë me dije se mënyra si po drejtonte ishte krejtësisht e papërgjegjshme.
Mesazhi i qytetarit:
"Përshëndetje JOQ ...oooo baaa kam ra në kanal.. Le ta komentonjnë ndjeksit këtë shumaker të dështuar. ka ndodhur sot sa po kthehesha nga Rinasi, nderkohe qe po ikja rruges se kamzes kur ky fenomeni po bente parakalime sic shikohet aty, teper te rrezikshme. Edhe si perfundim e shikoj ne kanal... Shyqyr Zotit nuk ka asgje te demtuar se ndaluam dhe e pytem a je mire dhe i thashe qe s'kishe nevoje te ecje ne ate menyre. Sot rreth ores 5.15. Flm"