Një sherr me sende të forta është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës në Tiranë, ku janë përfshirë disa persona.
Raportohet se si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur 19-vjeçari K.F., i cili ndodhet në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e sherrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se në sherr janë përfshirë pjesëtarë të fisit Fufi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.