Ekskluzive/ Tak Cara mbajti peng dhe dhunoi punonjësen e OSHEE-së në lokalin e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.04.2025, 18:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, pranë konvikteve në Tiranë, ku një grua, punonjëse e OSHE-së, është mbajtur peng gjatë gjithë natës në një lokal bar-kafe bilardo, të një personi me probleme të shëndetit mendor, të identifikuar si Spartak Cara.

Sipas dëshmive, gruaja është dhunuar si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë nga komuniteti dhe kolegët e saj, të cilët janë mbledhur sot në protestë, duke kërkuar drejtësi dhe dënimin e autorit.

Protestuesit, mes të cilëve shumë punonjës të OSHE-së, shprehen të indinjuar që një person me histori të mëparshme në institucione të shëndetit mendor vijon të jetojë i lirë dhe të ushtrojë aktivitet biznesi. Ata i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse, përfshirë institucionet e rendit dhe spitalin psikiatrik, të ndërhyjnë me urgjencë dhe të marrin masa konkrete për këtë rast.

Përfaqësues të OSHE-së kanë konfirmuar se do ta denoncojnë ngjarjen zyrtarisht dhe do të ndjekin çdo hap ligjor për të siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që dhunuesi të përballet me pasojat që meriton.

Denoncimi i ekskluziv i mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA

"Pershendetje JOQ! Doja tju jepja nje lajm te hidhur, gjat mbremjes se djeshme deri ne mengjes nje grua e punesuar tek OSHE-ja eshte mbajtur peng ne nje lokal ne zonen e ish-fushes se aviacionit, shume prane konvikteve nga nje i "semur mendor" i quajtur Taku Cara.

Gruaja eshte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dhe tanime ndodhet e shtruar ne spital duke marre ndihme mjeksore. Burri ne fjale, neqoftese mund te quhet i tille e ka mbajtur peng zonjen kundrejt vullnetit te saj gjat gjith nates ne biznesin e tij bar-kafe bilardo duke e dhunuar sistematikisht. Shkoj per te kontrrolluar sahatin dijen e djeshme. Dhe eshte mbajtur peng gjat gjith natës. Dhe eshte dhunuar. Djali ne fjale eshte arratisur. 38 vjec

Degjova qe me pare ky person ka qen i shtruar ne spital psikiatrik por endet i lire ditet e sotme duke jetuar dhe mbi te gjitha duke pasur biznesin e tij si dicka normale. Jemi mbledhur pafund veta (me shume punonjes te OSHE-se) dhe aktualisht po protestojme per kete ndodhi makaber, te tmerrshme. Bej thirrje autoriteteve kopetente dhe spitalit psikiatrik te marri masa.

Ne si institucion do e denoncojme rastin ne fjale dhe do bejme te pamunduren qe fajtori te ndeshkohet dhe te marre ate qe meriton.

Ju lutem publikojeni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit