Një kompani makinash me qira nga Saranda ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon një rast shqetësues të moskthimit të një automjeti.
Sipas kompanisë, më 17 prill një 43-vjeçar i quajtur Romeo Këmbaci mori me qira një makinë tip Toyota, duke premtuar se do ta përdorte për vetëm 3 ditë. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar tashmë 8 ditë, ai ende nuk e ka kthyer mjetin dhe nuk u përgjigjet më thirrjeve telefonike.
Kompania bën me dije se kanë kryer denoncim në polici, por kërkojnë gjithashtu ndihmën e ndjekësve të JOQ Albania, duke ofruar edhe shpërblim për këdo që mund të japë informacion mbi vendndodhjen e makinës.
Në vijim janë publikuar edhe foto e mjetit si dhe e kartës së identitetit të personit në fjalë.
Më poshtë, denoncimi i plotë:
"Përshëndetje JOQ! Jemi një kompani makinash me qira në Sarandë. Më datë 17 prill ka ardhur një zotëri në darkë, kërkonte makinë, na qau hallin, na tha se punonte në Ksamil dhe kishte hall të ikte në Berat, dhe e mori për 3 ditë. Ka 8 ditë dhe s'ka ardhur, as telefonin nuk e hap. Më poshtë keni foton e makinës dhe të kartës së identitetit të tij. Mbase e sheh ndonjë nga ndjekësit makinën dhe na tregon ku ndodhet. Japim shpërblim. Kemi bërë denoncim, por nuk e dimë sa mund të vonojë. Ndoshta dikush nga ndjekësit e gjen makinën në ndonjë vend."