Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, gjatë një takimi elektoral në Shkodër ka shënjestruar drejtpërdrejt kandidatin e PS në këtë qytet dhe njëkohësisht kryetarin e bashkisë, Benet Beci.
Nga Shkodra, ku PSD po zhvillon betejën më të fortë, Doshi ka deklaruar se Beci nuk mund të jetë fytyra e Partisë Socialiste në këtë garë, për sa kohë ndodhet nën hetim nga SPAK për korrupsion.
Por sulmi nuk u ndal me kaq. Doshi i drejtoi gishtin akuzues edhe ndaj ekzekutivit, duke thënë se “gjysma e kabinetit të Ramës është nën hetim ose në burg”, duke e cilësuar qeverinë si të kapur nga korrupsioni dhe larg realitetit të qytetarëve.
“Të vjen zor kur shikon gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetim. Shumë kush thotë pse po e sulmon qeverinë? Ne nuk mund ta marrim në mbrojtje, njerëzit që vjedhin qytetarët nuk ne, nuk i përkasin shqipërisë. |Rasti tjetër, kryetari i bashkisë Shkodër është i pandehur, si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët?!”, tha Tom Doshi.