Ra nga kati i 9-të i pallatit në zonën e “5 Majit”, burri bie mbi tendë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.04.2025, 19:11

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në zonën e “5 Maji”-t në Tiranë, ku një burrë ka rënë aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit.

Në vendngjarje ka mbërritur vetëm policia, ndërkohë që burri është dërguar menjëherë në spital. Sipas burimeve të para, ai ka shpëtuar për mrekulli pasi ka rënë mbi një tendë.

Mjekët po kujdesen për gjendjen e tij, por deri tani nuk ka informacione të detajuara për lëndimet që ka pësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit