Të sapo blera në market, kremviçet e pulës dalin të mykura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2025, 09:55

Skandalet ushqimore në vendin tonë s’kanë të ndalur, fruta me pesticide, pulë me salmonelë, qumësht me aflatoskine, ushqime të skaduara e jo vetëm, dhe për të denoncuar një rast të ngjashëm një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë.

Ajo ka treguar se një pako me kremvice të tymosura, të sapo blera dhe në paketim të mbyllur, kanë rezultuar të mbuluara me myk, pavarësisht se ishin brenda afatit të përdorimit.

Konsumatorja ngre shqetësimin për sigurinë ushqimore dhe kërkon kontroll të produkteve të ngjashme në treg.

Ky rast ka ngritur pikëpyetje mbi kushtet e ruajtjes dhe procesin e prodhimit të produkteve të tilla, ndërsa autoritetet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë për të verifikuar rastin dhe për të garantuar cilësinë e ushqimit që arrin në treg pasi në këtë gjendje askush nuk e di më çfarë po konsumon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit