Përleshje e dhunshme në burg, shqiptarët hapin me forcë portën e brendshme të rivalëve, disa të plagosur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.04.2025, 22:19

Disa të burgosur shqiptar kanë shkaktuar një përplasje të dhunshme brenda burgut të Bassone-s në Como, Itali.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, por është bërë publike vetëm në orët e fundit. Sipas mediave italiane, një grup prej 10 të burgosurish shqiptarë arritën të thyejnë një portë të brendshme që ndante seksionin e tyre nga ai i tre të burgosurve të tjerë me origjinë nga Afrika e Veriut.

Të armatosur me shufra të improvizuara metalike, ata sulmuan rivalët e tyre, por përplasja u ndërpre nga ndërhyrja e menjëhershme e policisë së burgjeve. Katër efektivë mbetën të lënduar dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin "Sant'Anna" të Comos.

Për të rikthyer qetësinë në institucionin penal, u kërkua ndërhyrja e forcave shtesë nga Milano. Si masë sigurie, gjashtë nga dhjetë shqiptarët e përfshirë në përplasje janë transferuar në burgjet e Operas, Vigevanos dhe Cremonës.

Shkaku i konfliktit mendohet të jetë një hasmëri e vjetër mes dy grupeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit